Futsal Shkupi-FC Dublin, një ndër lojtarët më me eksperiencë flet për shanset e ekipit shkupjan

Zoran Leveski, një ndër lojtarët me eksperiencë shumë të madhe edhe në ndeshjet ndërkombëtare, për faqen zyrtare të Futsal Shkupit, ka folur lidhur me shortin e hedhur sot në Nion.

Siç dihet Futsal Shkupi në ndeshjen paraeliminatore të Ligës së Kampionëve do të luaj kundër irlandezëve të “Blue Magic FC Dublin”, ndaj së cilës skuadër Leveski thotë se skuadra nga Çairi është favoritë, por mbi të gjithë shpreson që deri në atë ndeshje, pas një muaji e gjithë skuadra të ketë shëndetin e plotë dhe të jetë e kompletuar.

“Më në fund pas një kohe të gjatë dhe prolongimi të Ligës së Kampionëve, sot u hodh shorti. Në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me emrin e kundërshtarit, duke pasur parasysh se çfarë kundërshtarë tjerë ishin në lojë” – u shpreh fillimisht Leveski.

“Mendoj se jemi favoritë përballë kampionëve të Irlandës “Blue Magic FC Dublin”, mirëpo duke pasur parasysh se jemi në një kohe pandemie, nuk dihet asgjë deri në fund. Ashtu siç po shohim në cilin do sport në këtë periudhë po ndodhë që mos të kenë mundësi të luajnë gjithë lojtratë për shkak testeve pozitive. Në rast se do jemi e gjithë skuadra në rregull, nuk do kemi raste të tilla, mendoj se nuk do e kemi problem të kualifikohemi në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europë” – deklaroi Zoran Leveski, i cili foli edhe për kundërshtarin e skuadrës së tyre.

“Nga ajo që di për kampionët e Irlandës, është fakti se ata këtë vit kanë trajner boshjnak, i cili është shumë i përkushtuar dhe shumë ambicioz në futsal, ashtu që besoj se do kenë shumë përparim si skuadër. Tashmë disa vite po punon në futsalin irlandez dhe i njeh të gjithë lojtarët dhe sigurisht që do të bëjë maksimumin për këtë skuadër” – shprehet Leveski.

“Neve na mbetet edhe një muaj deri te kjo ndeshje, dhe para së gjithash  do doja që të gjithë lojtarët të kemi shëndetin e plotë deri atëherë, dhe mendoj se do ti gëzojmë të gjitha tifozët e Futsal Shkupit, dhe gjithë futsalin në Maqedoni” – përfundoi Leveski.

Leave a Reply