
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, si duket shumë shpejtë është ambientuar në skuadrën e tij të re, Reims, që garon në elitën e futbollit francez, “Ligue 1”.
Këtë fundjavë skuadra e tij fitoi 4:0 ndaj Montpelje, ndërsa lojtari dardan e pa veten në formacionin e javës duke u renditur përkrahë yjeve si Nejmar i Paris Sen Zhermen, apo edhe sulmuesi i Lion, Depay.
Një përzgjedhje e këtillë me siguri se do të ndikojë shumë pozitivisht te Valon Berisha, i cili këtë verë erdhi nga rradhët e Lacios, te e cila skuadër nuk arriti të dëshmojë cilësitë e tij të vërteta.