Tashmë gjithçka është zyrtare. Josep Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit te Barcelona, dhe jo vetëm, por me gjithë stafin e tij, që muajt e fundit ndodheshin para një presioni shumë të madh.
57-vjeçari gjithçka ka rrumbullaksuar përmes një konference për shtypin, aty ku ka folur rreth vendimit të tij, por edhe për ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë ai dhe familja e tij.
“Deklaroj dorëheqjen time dhe atë të gjithë drejtuesve të bordit, një vendim i peshuar mirë, i marrë në qetësi dhe i ndarë me të gjithë kolegët e mi. E kemi lënë Barcelonën në duart e trajnerit dhe shpresojmë që të përmbushë objektivat tona në këtë periudhë pandemie. Nuk donim të përjetësoheshim në qeverisjen e klubit, fjalë që i dëgjoj prej muajsh. Do ishte gjëja më e thjeshtë të largohesha pas humbjes 8:2 me Bajernin dhe eliminimit në Ligën e Kampionëve, por ishte e nevojshme të merrnim disa vendime. Dhe kjo duhej të bëhej në mes të një krize globale të paparë, diçka që nuk mund ta bënte një drejtues me funksione të kufizuara. Kush do të punësonte trajnerin e ri të skuadrës? Kush do të mbronte vazhdimësinë e Messit? Kemi marrë vendime të pakëndshme dhe jopopullore, tani të presim zgjedhje në mars për të qetësuar plotësisht ambientin. Ka qenë nder i madh për mua t’i shërbeja Barcelona, por unë dhe familja ime jemi ofenduar dhe kërcënuar“, – është shprehu në Konferencën për shtyp, Josep Maria Bartomeu.