Juventusi si duket ka harruar të fitojë në “Serie A”, aty ku mbrëmë nuk shkoi më shumë se një barazim përballë një kundërshtari relativisht më të dobët, siç ishte Verona, njofton “infOSport.mk”.
1:1 u mbyll kjo ndeshje, që njëherit ishte edhe barazimi i tretë këtë edicion në ndeshjet e “Serie A”, pas atyre ndaj Krotones dhe Romës.
Paulo Dybala u rikthye titullar pas një kohe të gjatë, por argjentinasi si duket ka nevojë për kohë dhe gola në mënyrë që të gjejë formën e tij më të mirë.
Edhe përkundër golave të shënuar në pjesën e parë nga Morata (Juventus) dhe Colley (Verona), e njëjta u mbyll me rezulyayin e fillimit, pasi golat e tyre nuk ishte të rregullt.
Pjesa e dytë dhuroi më shumë emocione. Sfidën e zhbllokuan miqtë pas një ore lojë, kur Andrea Favilli arriti që të mposht Voislav Shçeznin.
Juventusi reagoi dhe gjeti golin e barazimit me anë të Dejan Kulushevskit në minutën e 78-të.
Reprezentuesi suedez me origjinë nga Maqedonia e Veriut veproi shumë bukur në krahun e djathtë, lëvizi mirë mes mbrojtjes mike dhe dërgoi topin në rrjetë, për barazim të rezultatit në 1:1.
Juventusi me 9 pikë renditet në vendin e 5-të, ashtu që Milani me fitore eventuale sonte ndaj Romës do të shkëputej në +6 pikë në pozitën e parë.