Marash Kumbulla një lojtar i ri, por me një perspeketivë të madhe. Gjatë merkatos së verës ky talent shqiptarë magjepsi drejtuesit e Romës, që investuan plotë 30 milion euro për të bërë për vete, duke e transferuar atë nga Verona.
Ai brenda pak ditësh bëri debutimin e tij me ekipin kombëtare të Shqipërisë, që më pas të debutojë edhe në Liga Europa me Romën, duke ndihmuar madje me gol “Ujkeshën Romake” për të mundur Jang Bojsin zviceran në transfertë me rezultatin 2:1.
Duke pasur parasysh mungesat e Mançinit (në stol pasi rezultoi negativ në testin “anti-COVID”) dhe Smolling (i dëmtuar), mbrojtësi shqiptar pritet të luaj titullarë sonte ndaj Milanit.
Kumbulla ka bindur trajnerin Fonseka që nuk nguron t’i besojë një fanellë titullari. Sot ndaj Milanit, ndihmesa e vetme do të jetë Ibanjez, shoku i repartit me të cilin formojnë një dyshe që është 41 vjeç, e që së bashku duhet të ndalin 39 vitet e përvojës së Ibrahimoviç.
Test i vështirë për të dy, sidomos për Kumbullën që duhet të vërtetojë se vlen investimin e 30 milionë eurove.