Finalja e Superkupës së Kosovës që sjellë përballjen mes dy ish trajnerëve të FC Shkupit, Ramadanit dhe Nuhiut zhvillohet në nëntor!

Një ndeshje për një trofe ka mbetur pezull në futbollin e Kosovës. Drita dhe Prishtina ende nuk e kanë zhvilluar sfidën për Superkupën e Kosovës, për shkak të shtyrjes së kampionatit dhe orarit të ngjeshur, e që erdhi si rrjedhojë e gjendjes me pandeminë “Covid-19”.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës po planifikojnë që kjo ndeshje mund të zhvillohet në nëntor në kohën kur tubohet dhe luan Përfaqësuesja e Kosovës, raporton Gazeta “Zëri”.

Drita në edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit, derisa Prishtina Kupën e Kosovës.

Kujtojmë që këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e Superkupës në vitin 2018, në të cilin takim kishte triufmuar Drita me rezultatin 2:1.

Këtë herë kjo finale do të jetë e veçantë edhe për gjithë shkupjanët, pasi që të dyja skuadrat kosovare, Drita dhe Prishtina, udhëhiqen nga dy ish trajnerët e FC Shkupit, Zekirja Ramadani dhe Ardian Nuhiu.

Leave a Reply