Britaniku Luis Hamilton edhe zyrtarisht është piloti me më shumë fitore në Formula 1, gjithsej 92, pas triumfit në Çmimin e Madh të Portugalisë.
Hamilton në këtë mënyrë kaloi ikonën e këtij sporti, gjermanin Mihael Shumacher, i cili gjatë karrierës së tij aktive kishte arritur 91 fitore.
Hamilton gjithashtu është shumë pranë kurorëzimit edhe me titullin e shtatë kampion, me çka do barazohej me ish-pilotin gjerman.
Në garën e Portugalisë, paraqitje të mirë patën edhe Valteri Botas dhe Maks Verstapen, që plotësuan podiumin.