Futsal Shkupi sezonin e ri në elitën e futsallit vendor e ka nisur me “manita”, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq në ndeshjen hapëse mundën Karadakun në transfertë me rezultatin 5:0.
Figurë qendrore e këtij takimi doli të jetë kumanovari, Ferid Agushi, i cili realizoi “hat-trik”, ndërsa nga një gol realizuan edhe Dragan Petroviç dhe Nikolla Dimovski.
Kujtojmë Futsal Shkupi tashmë dy vite me rradhë shpallet kampion në futsalin vendor, teksa me 27 tetor (e martë) do të mësojë edhe emrin e kundërshtarit në ndeshjen parakualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku edicionin e kaluar arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke kaluar në “Main Round”.