Paulo Dybala sonte ka startuar nga minuta e parë kundër Veronas pas një kohe të gjatë.
Situata e krijuar rreth tij kishte ngjallur spekulime të shumta se ai po planifikonte një largim nga Juventusi për shkak të minutazhit të vogël në fushë, por tani është drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ai i cili me pak fjalë ka treguar se palët janë duke punuar për vazhdimin e kontratës së sulmuesit nga Argjentina.
′′Ka një dëshirë të qartë nga klubi dhe gjithashtu që lojtari të zgjasë kontratën. Ne jemi gjithmonë duke folur, duam të kemi një situatë të lumtur për të gjithë “, deklaroi Paratici.