Ditë e barazimeve për skuadrat shqiptare, Shkëndijën, Renovën dhe Struga Trim Lum

Janë mbyllur 5 takimet e së dielës në elitën e futbollit vendor, aty ku 3 skuadrat shqiptare nuk kanë shkuar më shumë se një barazim përballë skuadrave të tyre kundërshtare, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija edhe pse u fut si favorite në ndeshjen me Rabotniçkin në Tetovë, në fund duheshe të pajtohet me vetëm një pikë dhe rezultat 1:1. I zakonshmi Besart Ibraimi shënoi gjatë pjesës së parë, derisa mysafirët barazuan rezultatin gjatë pjesës së dytë me anë të Luka Stankovskit.

Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Manastir midis Pelisterit dhe Struga Trim Lum, për të cilën skuadër sërish shënoi Nijas Lena, duke konfirmuar formën e tij të mirë në të cilën ndodhet, ndërkohë në arenën “Todor Proeski”, Vardari dhe Renova barazuan me shifrat 3:3.

Me barazim, mirëpo me rezultatin 2:2 u mbyll edhe ndeshja në Strumicë, midis Bellasicës dhe Borecit, ndërkohë në lagjen e Gjorçe Petrovit të Shkupit, Makedonija GJ.P me rezultatin 3:1 mundi Akademia Pandevin. Një paraqitje të shkëlqyeshme te skuadra “verdhekuq” pati talenti shqiptarë, 19-vjeçari Arbi Vosha, i cili shënoi një eurogol që në minutën e dytë, që më pas të ketë merita edhe në shënimin e golit të tretë nga ana e Khalid Abdul Basit, i cili përfitoi nga devijimi i topit në shtyllë, të cilën paraprakisht e kishte goditur Vosha.

Kujtojmë dje, FC Shkupi mundi Sileksin minimalisht 1:0, me ç’rast kjo skuadër së bashku me Shkëndijën kryesojnë renditjen tabelare me nga 22 pikë. (Foto: gol.mk)

LPFMV – Java 10
SHKENDIJA – RABOTNIÇKI 1:1
VARDARI – RENOVA 3:3
PELISTERI – STRUGA TRIM LUM 1:1
MAKEDONIJA GJ.P – AK. PANDEV 3:1
BELLASICA – BORECI 2:2

Leave a Reply