Përveç humbjes në El Clasico, Barcelona vijon të “humbë” pjesë të rëndësishme edhe për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Torino, pasi deri tani janë konfirmuar mungesat e dy titullarëve të formacionit të Ronald Kuman.
Kështu i pari që humbi përballjen me “bardhezinjtë” ishte mbrojtësi Zherard Pike, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e kësaj mesjave përballë hungarezëve të Ferencvarosh, në të cilën ndeshje “katalunasit” shënuan fitore 5:1.
Sot klubi i Barcelonës konfirmoi se me skuadrën në Torino nuk do të ushëtojë as fantazisti Brazilian Filipe Kutinjo, i cili është dëmtuar në përballjen ndaj Realit të Madridit dhe do të nisë procesin e rikuperimit.
Bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në këmbën e majtë dhe mjekët e klubit të Barcelonës kanë sugjeruar 3-4 ditë pushim para se të rikthehet në stërvitje, ndërsa trajneri Kuman nuk ka ndërmend të rrezikojë asgjë dhe ka vendosur ta lërë brazilianin në shtëpi.