Shkëndija ka lënë pas vetes një javë të suksesshme në futbollin vendor. Pas fitores 5:1 javën e shkuar në kampionat ndaj Vardarit, “kuqezinjtë” nga Tetova në mesjavë shënuan fitore minimale, por mjaft të vlefshme ndaj Gostivarit, duke siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të kupës.
Mirëpo kjo tashmë i takon së kaluarës, ndërsa Shkëndija si lidere pret sfidat e rradhës në kampionat, teksa të dielën në Tetovë do të mirëpret Rabotniçkin.
“Vlerësoj se në këtë fazë të kampionatit kemi nevojë për konsistencë, pasi çdo pikë e fituar dhe shkëputja nga rivalët do të jetë vitale në fund të sezonit. Përjashtuar tre barazime, ne kemi bërë mirë në pjesën e deritashme të sezonit dhe mendoj se duhet të vazhdojmë ecurinë pozitive”, – është shprehur Zahov për faqqen zyrtare të kubit.
Duke vlerësuar triumfin bindës ndaj Vardarit dhe kalimin në raundin tjetër të Kupës, gardiani kuqezi, shton se ky është momenti kur duhet kampanjës ti jepet qetësi dhe siguri.
“Natyrisht se fitorja bindëse në fushë të Vardarit dhe kualifikimi në çerekfinale të Kupës na jep ecurinë e planifikuar dhe tani duhet të vazhdojmë me fitore. Çdo ndeshje është histori e re dhe secili takim kërkon përqëndrim maksimal. Rabotniçki din të bëjë probleme në transfertë dhe ne shikojmë me shumë seriozitet këtë përballje, sepse duam të performojmë në nivelin tonë dhe të marrim tre pikët e rradhës”, – përfundoi Zahov.