Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje do të përballen sonte në kuadër të UFC 254. Dy yjet e MMA-së do të përcaktojnë sonte se kush do të jetë kampion i peshave super të mesme.
Luftëtari nga Dagestani ende nuk di se çfarë është humbja, pasi në karrierën e tij të deritanishme ka 28 fitore nga po aq lufta, ndërsa në anën tjetër Gaethje ka 22 fitore dhe dy barazime.
Dyshja kanë përfunduar të premten matjet zyrtare, derisa Khabib dyshohet se nuk e kishte peshën e duhur, mirëpo që ia doli mbanë.
Dagesatanezi arriti në peshën e 70 kilogramëve, për takimin që zhvillohet sonte, e ku gjithçka do të fillojë nga ora 20:00 në Abu Dabi në Ishullin Yas, aty ku paraprakisht do të ketë edhe 5 meçe tjera.
Për të pestën herë, dyshja nuk e kishin arritur akordin për t’u përballur mes vete, derisa kjo është hera e gjashtë dhe duket se do të realizohet.