Ish reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka ka gjetur golin e parë në futbollin kinez, teksa ka shënuar në fitoren 3:0 të ekipit të tij, Guizhou Zhicheng ndaj Shenyang Urban FC, njofton “infOSport.mk”.
Hyka shënoi golin e dytë në minutën e 40-të, pas një lëvizje të bukur në krahun e majtë, duke mposhtur portierin vendas me një goditje të saktë.
Përveç tij në listën e golashënuesve për skuadrën e Guizhou Zhicheng u regjistruan edhe kroati Anton Maglica dhe kinezi, Yunlong Fan.