Francezet numëruan deri në 11 ndaj vashave të Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në konkurencë të femrave ka pësuar një debakël mbrëmë në ndeshjen në transfertë ndaj kombëtares së Francës, njofton “infOSport.mk”. Vashat e përzgjedhura të trajnerit Kiril Izov pësuan disfatë 11:0, duke pësuar kështu disfatën e 6-të nga gjithsej 7 ndeshje të zhvillluara në kuadër të grupit “G” eliminatorë.

Fitoren e francezeve e paralajmëroi Govin që në minutën e parë, derisa në minutën e 5-të rezultati ishte 2:0.

Pançurova kapituloi edhe në minutën e 21-të, kur rezultati fliste 3:0 në favor të vashave franceze, që deri në mbyllje të pjesës së parë me anë të De Almeida (39’) dhe Diani (45+1’) shënoi edhe dy gola të tjerë për rezultat 5:0 brenda 45 minutave të para.

Një fotografi të njëjtë pamë edhe në pjesën e dytë, me francezet që këtë herë shënuan 6 gola, një gol më shumë se gjatë pjesës së parë.

Aseji pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë ngriti epërsinë e Francës në 6:0, për ti lënë rradhës Geyoro-s, që brenda tre minutave (60’, 63’), realizoi dy gola.

Dy gola të tjerë realizoi edhe Le Sommer (73’, 78’), ndërkohë një gol tjetër shtoi edhe Cascarino në minutën e 76-të.

Në këtë ndeshje te Maqedonia titullare luajti Yllza Maksuti, ndërsa gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadruan edhe Sindis Pollozhani dhe Hava Mustafa.

Deri në mbyllje të këtij cikli eliminatorë, Maqedonia e Veriut do të luaj vetëm edhe me Kazakistanin në transfertë, ndaj së cilës kombëtare njëherit ka realizuar edhe fitoren e vetme.

Me 3 pikë të tubuara nga gjithsej 7 ndeshje dhe plotë 39 gola të pranuar, Maqedonia e Veriut mban pozitën e 5-të në grupin “G”, aty ku Franca dhe Austria janë të pagabueshme me nga 5 fitore dhe asnjë gol të pranuar.

Leave a Reply