Sot në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit vendor, në program është ndeshja midis FC Shkupit dhe Sileksit, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për dy skuadra me emër në futbollin vendor, që së bashku peshojnë 6 tituj kampion.
Sileksi e nisi mirë sezonin e ri, mirëpo më pas u vërejt një rënie që e nxorri këtë skuadër jashtë 3 pozitave të para, mirëpo skuadra nga Kratova si duket është rikthyer sërish në formë, ndërsa këtë më së miri e dëshmojnë edhe 3 ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar dy fitore dhe një barazim ndaj Shkëndijës në Tetovë.
Kur jemi tek ndeshjet, vlen të përmendet se 5 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, përfshirë këtu edhe dy në kuadër të Kupës, nuk kanë dhuruar më shumë se dy gola. 3 barazime dhe nga një fitore për të dyja skuadrat, paralajmërim ky që edhe sot do të shohim një ndeshje të luftuar dhe jo me shumë gola.