FC Shkupi falë fitores ndaj Sileksit (1:0), ka marrë kryesimin në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Për skuadrën nga Çairi ishte kjo fitorja e 7-të sezonale dhe e 3-ta rradhazi nën drejtimin e Umit Karan, me ç’rast kjo skuadër tashmë në konton e saj numëron 22 pikë, një më shumë se Shkëndija, që renditet në vendin e dytë, mirëpo që ka edhe një ndeshje më pak.
“Kuqezinjtë” nga Tetova ndeshjen e tyre të javës së 10-të do ta zhvillojnë nesër në Tetovë kundër Rabotniçkit.