Borussia Dortmund ka arritur që të fitojë pa shumë probleme derbi ndeshjen e javës së 5-të në Bundesligë kundër Shalke 04, skuadër kjo që deri më tani ka marrë vetëm një barazim, ndërsa ka humbur në 4 ndeshje.
Pas pjesës së parë pa gola, Dortmundi e hapi serinë e golave në minutën e 55-të falë Akanzhit, ndërsa në të 61-tën Haaland realizoi golin e dytë pas një pasimi nga Sanço. Rezultatin përfundimtarë Borusia Dortmund 3, Shalke 0, e vendosi Humels me golin e shënuar në minutën e 78-të, duke i dhënë në këtë mënyrë goditjen e fundit Shalkes, që nuk njeh fitore tashmë prej 21 ndeshjesh.