Bomberi Mirlind Daku në radarin e dy skuadrave gjigande nga “Serie A”

Mirlind Daku pa dyshim se është futbollisti më në formë shqiptarë i momentit, teksa me Ballkanin e tij në Superligën e Kosovës në 7 ndeshje ka shënuar 14 gola, apo nga 2 gola për ndeshje. Vërtetë shifra impresionuese të këtij talenti kosovar, i cili aftësitë e tij realilzuese i dëshmoi edhe me përfaqësuesen U21 të Kosovës, për të cilën shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 ndaj Andorrës.

Ndërkohë së fundmi, sipas asaj që raporton “Zëri.info”, sulmuesi i Ballkanit ka zgjuar interesimin e 2 skuadrave të njohura nga Serie A, Lacio dhe Torino.

Në rast se bomberi vazhdon me këtë ecuri të frikshme, ekziston mundësia reale që kartoni i tij të kalojë në pronësi të një prej klubeve të Serie  A, që tashmë në rradhët e tyre kanë edhe futbollistë tjerë shqiptarë.

Te Lacio, kujtojmë luajnë Thomas Strakosha dhe Vedat Muriqi, teksa te Torino, Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda.

Nuk i dihet ndoshta së shpejti njëra prej skuadrave mund të angazhojë edhe lojtarin e tretë shqiptarë…

Leave a Reply