Momente paniku për një çast në ndeshjen që në këto momente po zhvillohet në “Allianc Arena”, midis Bajernit të Munihut dhe Aintraht Frankfurtiti!
Që në minutën e dytë të ndeshjes, mbrojtësi i majtë i Bajernit, Alfonso Dejvis, pësoi një dëmtim të frikshëm që e ka detyruar atë të largohet nga fusha e lojës, ende pa nisur mirë ndeshja.
Kanadezit i ikën keq këmba e djathtë teksa nga pamjet shihet qartë se bëhet fjalë për një dëmtim të natyrës më të rëndë. Për këtë arsye, futbollisti e kishte të pamundur të vazhdonte më tej ndeshjen, duke i lënë vendin Lukas Hernandez.
Mirëpo edhe përkundër mungesës së një ndër futbollistëve më të mirë të skuadrës “bavareze”, skuadra e trajnerit Flik majft mirë po administron ndeshjen, ku pas 85 minuta lojë po avanson me rezultatin 4:0, falë “tripletës” së Levandovskit (10’, 26’, 60’) dhe një goli të shënuar nga Leroj Sane (72’).