Xhudistja kosovare, Distria Krasinqi ka pasur një paraqitje fantastike në “Grand Slamin” e Budapestit.
Ajo ka arritur të kualifikohet në finale në kategorinë 48 kilogramë, kjo falë fitores në gjysmëfinale ndaj xhudistes izraelite, Shira Rishony.
Në finalen e madhe Distria Krasniqi do të përballet me argjentinasen, Paula Pareto.
Ndryshe në dy përballjet e para, Distria Krasniqi eliminoi hungarezen Eva Csernoviczki si dhe francezen, Shirine Boukli.
Ndryshe Kosova në këtë Grand Slam që po zhvillohet në Budapest e ku marrin pjesë më shumë se 450 xhudistë nga e gjithë bota, gjithsej 4 kontinente dhe 69 shtete pjesëmarrëse, po prezantohet me 7 xhudistë (Distria Krasniqi (-48kg), Nora Gjakova (-57kg), Flaka Loxha (-57kg), Laura Fazliu (-63kg), Loriana Kuka (-78kg), Shigeki Nakamura (-66kg), Akil Gjakova (-73kg).
Distria, Nora, Flaka dhe Shigeki u ndeshën sot, derisa Laura dhe Akili të shtunën, Loriana ditën e diel.
Nga garuesit e sotëm vetëm Distria i’a doli të kualifikohet deri në finale, derisa 3 garuesit tjerë u eliminuan që më herët.