Sukses i jashtëzakonshëm për xhudisten nga Kosova, Distria Krasniqi në kuadër të Grand Slamit që këtyre ditëve po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja kosovare është kurorëzuar me medaljen e arrit në kategorinë 48 kilogramë, pasi në finalen e madhe mundi kampionen olimpike, argjentinasen,
Paula Pareto.
Për 24-vjeçaren Krasniqi është kjo medalja e dytë e artë brenda këtij viti në kuadër të “Grand Slameve”, pasi medaljen e parë e kishte fituar në “Grand Slamin” e Parisit gjatë muajit shkurt. Përveç këtij suksesi të madh, pra medaljes së arrit, Krasniqi gjithashtu ka fituar edhe 1000 pikë olimpike në favor të Kosovës.
Ndryshe Distria Krasniqi deri në finalen e madhe arriti falë fitoreve ndaj francezes, Shirine Boukli, pastaj në raundin e dytë eliminoi hungarezen, Eva Csernoviczki, ndërkohë në gjysmëfinale i’a doli të mund izraeliten, Shira Rishony.