Trajneri, Blerim Bunjaku ka ndarë rrugët me Klubin Futbollistik, Llapi. Bunjaku ka qenë trajner i juniorëve të skuadrës nga Podujeva, ndërsa lajmin për ndarjen me Llapin, Bunjaku e ka bërë të ditur përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook”, ku ndër të tjerash ka shkruar:
“Te nderuar shokë, dhe ju kolegë, me anë të këtij postimi dua të iu njoftoj që nga sot kemi ndërprerë bashkëpunimin me KF Llapin.
Falenderoj të gjithë për bashkëpunimin korrekt që patëm gjatë këtyre viteve, duke filluar nga kryesia, kolegët, koordinatori dhe një falenderim i veçantë për Sekretarin e klubit per mbështetjen e pa rezervë ndaj nesh!
Për fund një falenderim tejet i veçantë për lojtarët te cilët punuam gjatë këtyre viteve me shumë pergjegjësi, për të ardhmen e ndritur te KF Llapi-t.
Po largohem me kokën lartë dhe shumë krenar për punën e bërë me shumë pergjegjësi dhe seriozitet gjatë këtyre vitevë”, ka shkruar Blerim Bunjaku.
Te nderuar shokë, dhe ju kolegë, me anë të këtij postimi dua të iu njoftoj që nga sot kemi ndërprerë…
Публикувахте от Blerim Bunjaku в Петък, 23 октомври 2020 г.