25-vjeçari çeçen, Zelim Imadaev nuk është më një luftëtarë i UFC-së. Para disa ditëve i njëjti kishte përkrahur bashkëpatriotin e tij 18-vjeçar, Abdullah Anzorov, i cili i preu kokën një arsimtari në Francë, transmeton “infOSport.mk”.
Imadaev në profilin e tij në “facebook” kishte shkruar se Anzorov është hero i islamit dhe se Allahu do e pranojë atë si xhihadistë.
Vetëm pak më vonë Imadaev kishte mbyllur profilin e tij në rrjetet sociale, mirëpo lajmi ishte shpërndarë veçmë.
Nga “BloodyElboë” kontaktuan me UFC, për të verifikuar statusin e Imadaev, ndërsa nga e njëjta organizatë kishin thënë se çeçeni nuk është pjesë e tyre tashmë që nga muaji prill i këtij viti.
Mirëpo një gjë e tillë nuk është e vërtetë, kjo pasi Zelim kishte luftuar në emër të UFC-së me 5 shtator në Las Vegas, ku kishte pësuar disfatë nga Mishel Pereira.
Në princip UFC i liron luftëtarët e tillë që kanë seri rezultatesh negative, mirëpo deri para disa ditësh nuk kishte asnjë deklaratë nga ana e tyre se ai nuk është pjesë e organizatës së tyre.
Zelim lufton në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa prillin e vitit të kaluar ai kishte nënshkruar kontratë me UFC. Ai ishte thjeshtë i pamposhtur në një seri prej 8 fitoreve të njëpasnjëshme me nokaut. Sidoqoftë çeçeni i ri nuk pati sukses në UFC, pasi humbi 3 ndeshje rradhazi.