Vashat e KH Çair kanë regjistruar edhe fitoren e 6-të në 8 javë kampionat në kuadër të Superligës, njofton “infOSport.mk”.
Viktimë e rradhës e KHF Çair ishte skuadra e Spartakut, ndaj së cilës skuadër të besuarat e dyshes së trajnerëve Latifi-Islami, kishin shënuar fitore minimale 31:30 (15:12). Në këtë ndeshje KHF Çair luajti pa hendbollisten e saj më të mirë, Anastasija Nikolovska, ndërsa në mungesë të saj, Leonora Rrahmani morri në duart e saja gjithçka, duke rezulztuar në fund edhe si hendbollistja më efikase e këtij takimi, me 10 gola të shënuar. Nuk mungoi edhe ndihma e Marija Nikolovska-s, që këtë ndeshje e mbylli me 9 gola, ndërsa një paraqitje shumë të mirë kishte edhe portierja, Anisa Sali.
“Jam i kënaqur nga angazhimi i vashave, pasi sot thuajse i tërë ekipi shënuan gola. Kemi qenë të hendikepuar, pasi kemi luajtur pa më të mirën, Anastasija Nikolovska, ndërsa gjithashtu munguan edhe disa lojtare tjera. Në kushte normale, këtë skuadër do duheshe ta fitonim me 15 gola diferencë” – tha fillimisht kryetrajneri i KHF Çair, Basri Latifi, i cili lodhësinë dhe lëndimet e disa prej hendbollisteve të ekipit, i sheh si rezultat i orarit shumë të ngjeshur.
“Brenda 7 ditëve kemi zhvillular 5 ndeshje. Vërtetë një orar shumë i ngjeshur, që ndikoi edhe tek disa nga lojtaret tona, të cilat dhanë maksimumin edhe në ndeshjet europiane” – vijoi më tej Latifi, i cili është shumë optimist edhe për vazhdimin e kampionatit, duke theksuar se KHF Çair deri në fund do të vazhdojë pa humbje.
Falë fitores së sotme KHF Çair arrinë në kuotën e 18 pikëve, duke u barazuar me Metalurgun në pozitën e tretë. Këta të fundit gjatë ditës së djeshme në ndeshjen derbi të kësaj jave mundën Vardarin me shifrat 28:21.