Delegohen arbitrët për ndeshjet e javës së 10-të

Nuk ka pushim për ekipet në futbollin vendor. Pas ndeshjeve në mesjavë në kuadër të Kupës, në fundjavë vazhdojnë ndeshjet e javës së 10-të në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Kjo javë dhuron disa ndeshje mjaft interesante, siç është ajo e nesërmja në Çair, midis FC Shkupit dhe Sileksit, si dhe përballjet mes skuadrave shkupjano-tetovare, Renova-Vardari, Shkëndija-Rabotniçki.

Ndërkoohë tashmë është bërë edhe delegimi i arbitrëve për këtë xhiro. “Bylbyli” kryesor në ndeshjen FC Shkupi – Sileksi do të jetë Marjan Eckoski nga Ohri, në Tetovë përballjen midis Shkëndijës dhe Rabotniçkit do ta drejtojë Krumislav Gjorgjiev nga Shtipi, ndërkohë Aleksandar Stavrev është caktuar kryesori për takimin midis Renovës dhe Vardarit.

Ndeshjen në Manastir midis Pelisterit dhe Struga Trim Lumit do ta drejtojë shkupjani Konstantin Vlaho, Jovan Kaçevski nga Struga do të drejtojë takimin midis Makedonija GJ.P dhe Akademia Pandev, ndërkohë takimin midis Bellasicës dhe Borecit do ta referojë shkupjani Marjan Mlladenovski.

Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të do të startojnë në ora 14:30.

Leave a Reply