Reali i Madridit mbrëmë pësoi një disfatë të rëndë nga Shakhtar Donjetskun në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve. Ishte kjo disfata e dytë për “madrilenët” në pak ditë, pas asaj në kampionat nga Kadizi, duke bërë që të shfaqen shenjat e para të krizës te klubi “mbretëror”.
Trajneri Zinedine Zidane pas përfundimit të ndeshjes në konferencën e zakonshme për shtyp, ka thënë se merr përsipër përgjegjësitë e disfatës.
Humbja e dytë radhazi në shtëpi për Realin e Madridit shkakton kokëdhembje për trajnerin "madrilen", Zinedin Zidane…
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 21 октомври 2020 г.
“Më vjen keq për këtë që po ndodh, përgjegjësitë janë të gjithë të miat. Futbollistët nuk luajtën ashtu siç ju kërkova, dhe kur ndodh një gjë e tillë, është faji i trajnerit. Lojtarët luajnë në fushë dhe kanë nevojë për zgjidhje. Luajtëm shumë keq, nuk ka nevojë të shtoj ndonjë gjë tjetër për humbjen me Shakhtar” – është shprehur fillimisht Zidane, i cili ka thënë se për këtë të mërzitur kanë mbetur edhe futbollistët, por se gjithë së bashku do i’a dalin.
Zidane ka deklaruar se lojtarët janë të mërzitur me këtë rezultat, por ai si trajner tani do të gjejë zgjidhjen e gjithë kësaj që po ndodh në skuadrën e tij.
“Futbollistët janë të mërzitur, ata janë kampionë, kështu që është e natyrshme. Është detyra ime të gjej zgjidhje sepse këto lloj ndeshje nuk mund të ndodhin”, ka deklaruar Zinedine Zidane.