Kristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe në testin e dytë.
Ylli portugez i Juventusit kishte udhëtuar për në Itali javën e kaluar, ku ishte liruar nga detyrat me Kombëtaren e Portugalisë pasi që testi i tij për Covid-19 kishte rezultuar pozitivë.
Ai u kthye në Torino në shtëpinë e tij për tu vet-izoluar dhe tani raportohet se Ronaldo ka bërë një tjetër test i cili përsëri ka rezultuar pozitivë.
Pasi nuk u paraqit në ndeshjen me Portugalinë ndaj Suedisë, ai po ashtu mungoi edhe në ndeshjen e fundjavës me Juventsuin ndaj Krotones në Seria A dhe së fundmi në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kiev.
Tani sipas protokollit shtetëror ai do të vet-izolohet përsëri për të paktën dhjetë ditë derisa ta kthejë një test që rezulton negativ.
Ronaldo kishte rezultuar pozitivë me 13 tetor ku sipas rregullores ai do të duhet ta kthejë një test negativ me Covid-19 një javë para se të luaj në ndonjë ndeshje.
Tani me këtë lajm, gjasat e një përballje mes Ronaldos dhe Messit në Ligën e Kampionëve si duket janë të vogla, duke pasur parasysh se Juve dhe Barcelona takohen javën tjetër në kuadër të grupit G.