Emerson Palmieri me shumë gjasa mund të rikthehet në “Serie A”. Edhe pse për shërbimet e tij një kohë më të gjatë interesohej Interi, klubi “zikaltër” nuk pritet të jetë e ardhmja e brazilianit, i cili nuk është aspak i kënaqur me hapësirat që po merr te Çelzi.
Kështu Palmieri ka vendosur që edhe përfundimisht të largohet nga Londra, ndërsa si duket destinacion i tij i rradhës pritet të jetë skuadra e Napolit.
Sipas “Rai Sport”, Xhenaro Gatuzo e vlerëson shumë futbollistin brazilian, transferimin e të cilit do të tentojë ta realizojë që gjatë afatit kalimtar të janarit.
Përveç Interit në garë për shërbimet e Palmierit që herët, kishte qenë edhe skuadra e Juventusit.