Kylian Mbappe javën e kaluar i’a kishte dedikuar golin një djaloshi që ishte i sëmurë nga kanceri.
Superylli francez kishte zhveshur fanellën, duke zbuluar një mbishkrim në mbështetje të Lukas, djaloshit që po vuante nga sëmundja e rëndë.
Ky ishte dedikimi i fundit që Mbappe mund t’ia kishte bërë atij, ngase Lukasi sot ka ndërruar jetë.
Kjo ngjarje kishte mërzitur dhe dëshpëruar tej mase yllin francez të PSZH-së.