Milani ka gjetur golin e avantazhit në përballjen kundër Seltikut në transfertë, ndeshje kjo që po zhvillohet në këto momente në Gllazgou në kuadër të ndeshjeve të grupit “H” të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e Stefano Piolit, golin e parë në këtë përballje e gjetën në minutën e 14-të, kur falë asistit të mrrekullueshëm të Kastijehos, kroati Kruniç me kokë arriti që të shënojë në rrjetën e Barkas për rezultat 1:0.
Vlen të theksohet se te Selltiku titullarë në këtë ndeshje është duke luajtur edhe sulmuesi shqiptarë, Albian Ajeti.