Është mësuar emri i arbitrit që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen “El Clasico”, në një nga ndeshjet më të mëdha në botën e futbollit, atë midis Barcelonës dhe Realit të Madridit.
Ndeshja në fjalë në program është këtë të shtunë në stadiumin “Kamp Nou”, ndërsa në të njëjtën drejtësinë do ta ndajë Martinez Munuera.
Të dyja skuadrat vijnë nga një formë jo e mirë në La Liga, kurse në Ligën e Kampionëve, Barcelona shënoi një fitore të thellë 5:1 ndaj Ferencvaroshit, derisa Reali i Madridit pësoi nga Shakhtar Donetsku, 2:3.
Mbetet të shihet se kujt do t’i sjell më shumë fat Munuera.
Ndeshja midis Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet me fillim nga ora 16:00.