Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Serie A. “Biankonerët” kanë grumbulluar vetëm 8 pikë në 4 xhirot e para, duke i renditur vetëm në vendin e pestë.
Pirlo është i vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, teksa mediat italiane kanë zbuluar goditjen e parë të Juventusit për merkaton e janarit.
Bëhet fjalë për yllin e Lionit, Husem Auar.
Anjelli ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurove për 22-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë edhe nga vetë Pirlo, që e dëshiron me çdo kusht atë në skuadër që nga janari i vitit të ardhshëm.