Shtëpia e Futbollit Botëror (FIFA), ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve, ku vërehet një ngritje e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, derisa një rënie e lehtë e përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.
Falë fitores ndaj Kosovës dhe barazimeve ndaj Estonisë dhe Gjeorgjisë, Maqedonia e Veriut tashmë ndodhet në pozitën e 65-të, një pozitë më lartë se muaji i kalular kur ndodhej në të 66-tën, njëjtë sikurse edhe Shqipëria, që tashmë ka humbur plotë 3 pozita.
Kombëtarja shqiptare në renditjen më të re, renditet në pozitëne 69-të, ndërkohë një hap mbrapa ka bërë edhe Kosova, që në renditjen më të re, mban pozitën e 117-të.
Sa i përket kreut, aty nuk ka ndryshime, ashtu që TOP5 vazhdon të udhëhiqet nga Belgjika, Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.