Mediet madrilene raportojnë se presidenti Perez është i acaruar për situatën e krijuar së fundmi, sidomos pas dy disfatave të njëpasnjëshme, me ç’rast në shënjestër ka vënë trajnerin, Zinedin Zidane, të cilin e sheh si përgjegjësin kryesor për këtë nismë jo të mirë në sezonin e ri futbollistik.
Francezi nuk ka arritur ende ta sjellë ekipin në nivelin e duhur dhe Perez e ka humbur durimin. Të shtunën është ndeshja ndaj Barcelonës dhe në rast humbje të saj, në Madrid do të tronditej shumë vendi i francezit, Zidane.
Madje kanë gati edhe zëvendësuesin e francezit. Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, Raul Gonzales është i përzgjedhuri i Perez, që mund të zëvendësojë Zidanin në krye të stolit te Real Madridi.
Sulmuesi legjendar i “mbretërve” aktualisht është trajner i ekipit të dytë dhe Perez ka parë se ish-sulmuesi ka aftësitë e duhura për të ngjitur sërish Realin në majat e futbollit europian.