E rrallë, por ja që ndodh. Në Peru një futbollisti që garon në kategorinë e dytë në këtë vend, quhet Osama VinLaden, emër ky i ngjashëm me atë të ish kreut të Al Kaedës, Osama Bin Laden. Mirëpo kjo nuk është çudia e vetme që ka të bëjë me këtë futbollistë, pasi vëllai i tij, mban emrin e ish presidentit të Irakit, Sadam Husein. Që të dy këto emra të njohur për opinionin, nuk jetojnë më, ndërsa vetë futbollisti Osama VinLaden pranon që disa herë kishte menduar të ndryshojë emrin
“Kam menduar ta ndryshoja emri tim, por tani e pëlqej, është i përshtatshëm në ditët e sotme. Vëllai im quhet Sadam Husein”, rrëfen djaloshi peruan.
Mirëpo mania e babait të Osama VinLaden për t’u vendosur fëmijëve të tij emra të udhëheqësve botëror nuk ka mbaruar me kaq. Ai mendoi ta quante fëmijën e tretë, Xhorxh Bush, emër i presidentit të SHBA-ve në vitet 2000-2008, por për ironi të fatit, fëmija i tretë i VinLadenit doli vajzë.
“Babai donte ta quante fëmijën e tretë Xhorxh Bush, por lindi vajzë”, – tregon futbollisti peruan Osama VinLaden.