Interi ka marrë një lajm shumë të rëndë në prag të takimit të sontëm kundër Borusia Menhengladbahut në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Ashraf Hakimi ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testeve të kryera gjatë ditës së sotme.
Një goditje e rëndë kjo për trajnerin Konte, me Hakimin që është një nga futbollistët më të mirë te skuadra “zikaltër”, duke siguruar shumë shpejtë vendin e titullarit.
Në këtë mënyrë marokeni i shtohet kështu listës më lojtarët e infektuar, ku bëjnë pjesë edhe Galjardini, Shkrinjar, Naingolan dhe Jang.