Skuadra e njohur italiane, Livorno, ka marrë një kërcënim të hapur ditën e sotme, nga persona ende të paidentifikuar.
Mëngjesin e sotëm në stadiumin e skuadrës italiane, janë gjetur 3 kryqe dhe një kokë deri në fushë. Një kërcënim i hapur ky, në drejtim të klubit. Gjithashtu është gjetur edhe një banderolë ku shkruhej: “Ju do paguani gjithçka, madje do paguani shtrenjtë.”
Një skandal i madh ky, ku kërcënohet klubi, ndërkohë që policia po punon për të zbuluar autorët që e bënë këtë veprim gjatë natës.
Sipas informacioneve të fundit, e gjitha lidhet me ndryshimin e pronësisë të klubit, i cili tani duket në vështirësi të mëdha, teksa kjo vërehet edhe në fushë, ku në 4 ndeshje të zhvilluara deri tani në Serinë B, kanë regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje.