Janë mbyllur 6 nga 8 takimet e ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë në futboll, kjo pasi 3 ndeshjet më interesante të kësaj faze, ato mes skuadrave nga elita nuk dhanë fituesin për gjatë 90-të minutave, njofton “infOSport.mk”.
Kështu në ndeshjet Renova-Pelisteri dhe Struga Trim Lum – Rabotniçki, do të vendosin penaltitë.
Ndryshe FC Shkupi me shifrat 5:0 mundi Kit Go, derisa Makedonija GJ.P përballë Sasa-s, numëroi deri ne 6.
Shkëndijës i mjaftoi goli i Enur Totre në minutën e 15-të nga penaltia për tu kualifikuar në çerekfinale, aty ku do të luajnë edhe Bellasica dhe Sileksi.
Skuadra nga Strumica në transfertë minimalisht 1:0 mundi Bregallnicën, ndërkohë Sileksi me rezultatin 3:1 doli fitues përballë Kozhuvit në Gjevgjeli.
Ndërkohë në ndeshjen më interesante, Akademia Pandev falë golit të shënuar nga Nikolla Serafimov në minutën e 91-të, eliminoi Vardarin. Serafimov pas golit të shënuar, në shenjë respekti ndaj ish skuadrës së tij, nuk festoi fare.
Kupa e Maqedonisë, ndeshjet e 1/8 së finales |
||||||||||||||||||||||||
|