Shakhtar Donjetsku ka shkkatuar një tërmet 3 ballësh midis Madridit, edhe atë vetëm pas 45 minutave të para. Skuadra ukrainse në ndeshjen e parë të grupit “B” në Ligën e Kampionëve Europian po avanson me shifrat 3:0 ndaj Realit të Madridit, që thjeshtë nuk po gjenë kundërpërgjigje për futbollistët e disponuar të Shakhtar Donjetsk, njofton “infOSport.mk”.
Golin e parë për mysafirët e realizoi braziliani Tete në minutën e 29-të, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë Varane shënoi në rrjetën e gabuar, duke i mundësuar Shakhtarit avantazh prej dy golash.
GOLAT E PJESËS SË PARË, NDIQENI KËTU.
Megjithatë këtu nuk ishte fundi i “shout” ukrainas në Madrid, pasi Manor Solomon në minutën e 42-të shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Kurtua.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit “A” që ka nisur në ora 18:30, Salzburgu dhe Lokomotiva e Moskës po barazojnë me shifrat 1:1.