Përveç Eden Hazard, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, për ndeshjen e madhe “El Clasico” kundër Barcelonës, nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e kapitenit Serhio Ramos.
Belgu duhej të kthehej në fushë këto ditë, por pushimi i tij u zgjat deri në fund të nëntorit, ndërkohë sa i përket Serhio Ramos, ky i fundit u dëmtua në gju në ndeshjen me Kadiz dhe nuk do të luajë kundër Shakhtar në Ligën e Kampionëve.
“Ramos nuk mund të stërvitet normalisht dhe për këtë arsye ne nuk duam të rrezikojmë”, konfirmoi Zidane.
Lojtari i ekipit kombëtar spanjoll nuk është i sigurt për El Clasico, që është në program të shtunën në 16:00 në “Kamp Nou”.