Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mëngjesin e sotëm kishte një mysafir special. Numri një i shtetit shqiptarë u takua me kampionin e botës në boks, në kategorinë WBA dhe IBO, Robin Haxhi Krasniqi, i cili ditë më parë na bëri krenar gjithë neve shqiptarëve kudo që jetojmë.
Nëpërmjet një fotoje të postuar në faqen zyrtare, ku shfaqej në krah të Krasniqit, me 2 brezat e artë, kreu i shtetit shqiptar është ndjerë krenar për djaloshin nga Juniku. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e boksierit drejt suksesit, janë frymëzuese, për presidentin Meta.
Postimi i presidentit Meta:
Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi. Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!
Krenar për ty Robin!