Khabib Nurmagomedov rikthehet në oktagon, aty ku njeh disfatë. Kundërshtari i rradhës i dagestanezit do të jetë amerikani Justin Gaethje, i cili gjithashtu konsiderohet si një ndër luftëtarët më të mirë në UFC 254.
Khabibi është kampion absolut me 28 fitore, 8 prej të cilëve i ka përfunduar para kohe, ndërsa në anën tjetër Gaethje nga gjithsej 24 meçe, në 22 prj tyre ka dalë fitues, ndërsa e kishte pësuar në dy raste.
Analistët vlerësojnë se Khabibi s’do të ketë fitore të lehtë në përballjen e së shtunës, duke theksuar se negativisht tek ai mund të ndikojë vetëm humbja e babait të tij muaj më parë, të cilin e kishte krahun e djathtë të tij.
Lufta midis Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje do të zhvillohet të shtunën në Abu Dabi, ndërsa para këtij meçi kryesor do të ketë edhe 5 meçe tjera, duke filluar gjithçka nga ora 20:00.