Juventusi edicionin e ri në Ligën e Kampionëve e nisi me fitoren në transfertë ndaj Dinamo Kievit, falë dopietës së Alvaro Moratas në pjesën e dytë.
Një fitore e këtillë edhe pritej, por befas erdhi dëmtimi i kapitenit Xhiorxhio Kiellini.
Një problem muskulor në kofshën e majtë e detyroi “veteranin” të largohej në minutën e 19-të, për t’i lënë vendin turkut Demiral.
Allenamento post rientro oggi per i ⚫️⚪️dopo #DynamoJuve ⚽
✚️ aggiornamento su Giorgio @chiellinihttps://t.co/mHczFnvlnJ pic.twitter.com/adAJIcy7Om— JuventusFC (@juventusfc) October 21, 2020
36-vjeçari i është nënshtruar ditën e sotme testeve mjekësore dhe frika e madhe është evituar.
Kapiteni do të mungojë rreth 10 ditë dhe gjendja e tij do të vlerësohet në vijueshmëri. E sigurtë është mungesa në duelin e fundjavës në kampionat me Veronën, si dhe në supersfidën e 28 tetorit kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.