Ballkani po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit kosovar, ndërsa këtë më së miri e dëshmoi edhe ditën e sotme në derbi ndeshjen e javës së 7-të kur si vendas me rezultatin 2:0 mundi skuadrën kampione në fuqi të Dritës, njofton “infOSport.mk”.
Mirlind Daku doli të jetë sërish heroi i skuadrës nga Suhareka, duke i shënuar që të dy golat e fitores, nga një në secilën pjesë.
Kronika e ndeshjës 🟠Ballkani – 🔵Drita 2:0
Kronika e ndeshjës 🟠Ballkani – 🔵Drita 2:0
Публикувахте от Sporti në KlanKosova в Сряда, 21 октомври 2020 г.
Vlen të përmendet se Drita e Ardian Nuhiut në këtë ndeshje që nga minuta e 21-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Ilir Blakçorit me të kuq në minutën e 21-të.
Ndryshe ishte kjo fitorja e 6-të sezonale për Ballkanin, skuadër kjo që me 19 pikë kryeson renditjen, duke lënë shumë pas vetes Prishtinën dhe Arbërinë që kanë nga 11 pikë në pozitat 2 dhe 3, ndërkohë Drita dhe Gjilani me nga 10 pikë renditen në pozitat 4 dhe 5.