Drejtuesit e Barcelonës u kanë rinovuar kontratat plotë 4 futbollistëve. Menjëherë pas fitores së mbrëmshme 5:1 ndaj Ferencvarosh, “katalunasit” në llogarinë zyrtare të klubit njoftuan vazhdimet e kontratave të futbollistëve, si: Zherard Pike, Andre Ter Shtegen, Klement Lenglet dhe Franki de Jong.
Pike me Barcelonën do të jetë bashkë deri në vitin 2024, portieri gjerman ka nënshkruar deri në vitin 2025, ndërkohë Lenglet dhe De Jong deri në vitin 2026.
Befasi është kontrata prej 4 viteve e Zherard Pike, i cili aktualisht ka 33 vjet, ndërsa me shumë gjasa në “Kamp Nou” do të qëndrojë deri në moshën e tij 37 vjeçare.
Kujtojmë se Pike pas humbjes turpëruese 8:2 nga Bajerni i Munihut edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve, ishte shprehur i gatshëm të largohej nga klubi nëse i kërkohej një gjë e tillë.
🚨 LATEST NEWS: 4⃣ Renewals ✍ Renovaciones para:✅ Gerard Piqué ✅ Marc-André ter Stegen ✅ Clément Lenglet✅ Frenkie de Jongℹ All the details: barca.link/ElJe50BY2A1
Публикувахте от FC Barcelona в Вторник, 20 октомври 2020 г.