Bajerni i pamëshirshëm ndaj Atl.Madridit, Lukaku shpëton Interin nga disfata (VIDEO)

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të Bajernit të Munihut e nisën këtë kompeticion aty ku edhe e lanë, te goleada, pasi edhe sonte shënuan një fitore të thellë 4:0 përballë Atletiko Madridit. Koman (28’) dhe Goretzka (41’) shënuan gjatë pjesës së parë, ndërsa Toliso me një eurogol në minutën e 66-të dhe sërish Toliso me një tjetër gol në të 72-të vulosën fatin e këtij takimi dhe skuadrës madrilene, që iu bashkëngjit skuadrës së Realit, që më herët u mund nga Shakhtari (2:3).

Interi duhet ti falënderohet sulmuesit Romelo Lukaku që në fund i shpëtoi disfatës në shtëpi përballë Borusia Menhengladbahut. Sulmuesi i përfaqësueses belge shënoi golin e parë në këtë përballje në minutën e 49-të, ndërsa realizoi edhe në minutën e 90-të. Në anën tjetër për skuadrën gjermane realizuan Bensebaini (63’) dhe Hofman (84’).

Fitores iu gëzua edhe Liverpulli në transfertën ndaj Ajaksit (0:1) si dhe skuadra tjetër angleze e Mançester Sitit, që në “Etihad Stadium” mundi 3:1 Porton.

Një ndër fitoret më të thella mbrëmjen e sotme realizoi edhe Atalanta, që shënoi plotë 4 gola në rrjetën e Mitjillandit danez, ndërkohë Olimpijakosit i mjaftoi goli i egjiptianit Koka në minutën e 91-të, për të mundur Olimpik Marsejën me rezultatin 1:0.

Leave a Reply