Portali i njohur spanjoll “TodoFichajes”, raporton se drejtuesit e Realit të Madridit me në krye Florentino Perezin, janë duke konsideruar mundësinë e shkarkimit të Zinedine Zidane.
Reali nuk e ka nisur mirë sezonin e ri duke pësuar një humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e zhvilluara të sezonit të ri në La Liga.
Perez ka vendosur të presë ende, mirëpo ka piketuar pasuesin e Zidane. Bëhet fjalë për Mauricio Poçetinon.
Strategu argjentinas është i lirë pas shkarkimit nga Totenhami dhe është i gatshëm ta marrë drejtimin e “Mbretërve”.