Plotë 9 ndeshje të zhvilluara dhe vetëm 6 gola të pranuar. Është kjo Struga Trim Lum, që rezulton skuadra me mbrojtjen më të mirë në Ligën e Parë në vend, njofton “infOSport.mk”.
Janë vetëm 4 skuadra që mund të lëvdërohen se i kanë shënuar Struga Trim Lum, edhe atë Shkëndija (2), Makedonija GJ.P (2), Akademia Pandev (1) dhe Rabotniçki (1).
Ndërkohë në plotë 5 ndeshje portieri i Struga Trim Lum, Urosh Djuriç e ka ruajtur portën e tij, edhe atë në duelet kundër Renovës (0:0), Borecit (1:0), Sileksit (2:0), Shkupit (2:0) dhe së fundmi kundër Bellasicës (3:0), transmeton “infOSport.mk”.
Struga Trim Lum pas 9 xhirove renditet në pozitën e 6-të me 14 pikë dhe me një gol-averazh 9:6. 14 pikë, njëjtë sikurse skuadra e trajnerit Zaharievski ka edhe Sileksit në pozitën e 5-të.