Pas shumë vitesh, Real Madrid e mbylli një afat kalimtar pa realizuar asnjë transferim. Kjo ndodhi afatin kalimtarë të verës që po lëmë pas, por si duket numri një i “madrilenëve”, Florentino Perez po përgatitet për një verë të “nxehtë” verën e vitit të ardhshëm.
“Marca” shkruan se shënjestra e parë e klubit mbretëror do të jetë Kylian Mbappe, i cili ka deklaruar se dëshiron të luajë për Real Madridin një ditë.
Është e qartë se PSG nuk do të pranojë një largim të lehtë të tij, dhe Real Madrid duhet të paguajë së paku 200 milionë euro për francezin.
Ndërkohë dëshira tjetër e Real Madridit, është norvegjezi i Borusia Dortmundit, Erlind Haaland.
Me këtë super dyshe, reparti sulmues i Realit të Madridit do të ishte shumë i frikshëm.